Çfarë në vitin 2021 kemi blerë me 100 euro sot s’mund ta blejmë as me 200. Kështu ka thënë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.
Buxhetin e miratuar prej 3 miliardë eurosh, Gërxhaliu ka thënë se nuk duhet marrë me “eufori” ngase ai është rezultat i inflacionit.
“Në rrethanat ekzistuese në të cilat gjendet Kosova nuk ka arsye për eufori”.
“Një buxhet i tillë edhe është pritur falë inflacionit dhe ngritjes së çmimeve që në momente të caktuara e kanë kaluar edhe shifrën 100% , ka thënë ai në një prononcim për “Ekonomia Online”.
Njohësi i çështjeve ekonomike, nuk ka kursyer nga kritikat as qeverinë, për të cilën ka thënë se duhet të ketë “më tepër dialog dhe transparencë”.