Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit tha se “Kosova nuk është e Albin Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët”, përcjell InLajmi.
Bajqinovci e pyeti Çitakun se ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial.
Postimi i plotë i tij:
Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?! /InLajmi/