Sot gjatë mesditës ka ndodhur një aksident trafiku në Lipjan, ku si pasojë 2 persona kanë pësuar lëndime trupore, përcjell InLajmi.
Nga inforormacionet fillestare bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një kamioni në Lipjan.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident, ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”.
Policia ka dalë vendgjarje po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”. /InLajmi/