Në kohën kur Perëndimi po përpiqet me të gjithë forcat të ruaje ekuilibrat e brishtë në Ballkanin e përshkruar prej kohësh si një fuçi baruti, e gatshme të shpërthejë në çdo moment, lideri serbo-boshnjak Milorad Dodik nxori me dhjetëra mijëra përkrahës të tij në rrugët e kryeqytetit de fakto të Republikës Srpska, Banja Lukës.
Turma e demonstruesve ngriti zërin kundër një rinumërimi të votave për zgjedhjen e presidentit në këtë republikë përbërëse të Bosnjë-Hercegovinës.
“Unë jam këtu sot, për t`ju thënë, se Milorad Dodik nuk shkon asgjëkundi. Dhe se Milorad Dodik do të jetë shumë shpejt në pallatin presidencial. Nuk kam nevojë të më mbrojë askush. kam nevojë vetëm të zgjidhem nga njerëzit”.
Në fillim të tetorit, në Bosnjë u zhvilluan zgjedhjet e organeve drejtuese në rang federal si dhe në të dy pjesët e vendit, në Federatën Boshnjako-Kroate FBiH dhe në Republikën Srpska RS.
Ato bënë që të diskutohej shumë post ii presidentit të republikës Serbe, Dodiku, që i mban frerët e pushtetit prej shumë kohësh tashmë, triumfoi me një epërsi shumë të vogël ndaj politikanes opozitare të PDP, Jelena Triviç:
48% të votave ne 43%. Opozita e akuzoi liderin përfaqësues të linjës së fortë nacionaliste serbe për manipulim të zgjedhjeve dhe ankohet për “qindra parregullsi”.
Pretendimet e saj nuk ranë në vesh të shurdhër. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi rinumërimin e votave, duke ngjallur kështu reagimin e ashpër të liderit serb që synon mandatin e tretë si president i Republikës serbe të Bosnjë-Hercegovinës, shkruan Top Channel.
63-vjeçari këmbëngul që Republika Srpska të ndahet nga pjesa tjetër duke kërcënuar kështu stabilitetin e vendit që doli me 100. 000 të vdekur nga lufta e përgjakshme e viteve 1992-1995.