Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, të enjten ishin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të ndërtesës së re të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë, raporton InLajmi.
I pari i qeverisë foli për investimet e shtetit në ndërtimin e çerdheve në vend, ndërsa theksoi se investimet e tilla do të vazhdojnë edhe më duke përmbushur kështu zotimet tona.
“Çerdhja që do të ndërtohet në Prishtinë do të ketë 1. 300 metra katrorë. Përmban 5 dhoma për qëndrim të fëmijëve. Ky investim kap vlerën 743 mijë euro”, tha Kurti.
Tuje shefi i ekzekutivit, kujtoi se ditë më parë ka filluar ndërtimi i çerdhes në Gjakovë, por edhe në komunat tjera.
“Javën e kaluar e vendosëm gurthemelin e çerdhes në Gjakovë. Sot do të vazhdojmë punime në Prizren, Suharekë, Skenderaj. Do të jem në Podujevë duke lëvizur drejt zotimeve tona”, u shpreh Kurti./InLajmi/