Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, në hapjen e Samiti i Ballkanit Perëndimor, ka thënë se e mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton InLajmi.
Tutje ka shtuar ai se Britania mbështetë integrimin e Kosovës në shumë sfera.
“Duhet sa më shumë që Kosovën ta inkurajojmë në rrugën euroatlantike. Britania e Madhe e mbështet çdo gjë që përmban unitet”, ka thënë Peach.
Peach ka pohuar se e mbështesin edhe Procesin e Berlinit që sipas tij është një mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor.