Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, në rrugën Komoran Carralevë ku 2 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident i lënduar rëndëështë edhe personi i 3-të
Ajo theksoi se në aksident ishin të përfshira 2 vetura.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor,” tha Ahmeti./InLajmi/