Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, tha të hënën se nisma franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi është mundësi drejt integrimit evropian, raporton InLajmi.
Vpn Cramon , shprehet optimiste se Kosova do të të jetë pro nismës franko-gjermane.
“Për dialogun unë do ta komentoja nismën e re nga ana franceze e gjermane, po shihet që ka përparim të ri është një frymë e re, në të 2 anët si në Beograd ashtu edhe këtu në Prishtinë. Njerëzit e kanë kuptuar që është momenti të arrijnë nëse jo një marrëveshje përfundimtare së paku një pako që do të ishte e pranueshme për të dyja palët”, është shprehur Von Cramon.
Ajo theksoi se meqë Kosova njihet si vend pro evropian duhet ta përkrahë nismën që të ecën përpara.
“Mendoj që është një rast i mrekullueshëm që të ecët përpara për të dy palët drejt integrimit evropian, e që mendoj se është absolutisht i nevojshëm dhe Kosova si vendi më pro evropian duhet ta përkrah këtë. Është rast i mirë për ta shtyrë Kosovën përpara në agjendën evropiane”, është shprehur Cramon.