Gjatë ditës në vijim pritet që të mbajë mot stabil, i butë dhe kryesisht me diell.
Prishtina Weather paralajmëron se në ultësira ekziston mundësia që të ketë mjegull.
Zona anticikloni kanë filluar të shtrihen mbi rajonin tonë, ku gjatë kësaj jave kushtëzojnë mot stabil dhe kryesisht me diell. Nga Afrika veriore depërtojnë masa të ngrohta ajrore, të cilat sjellin mot të butë, me temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare.
Në ultësira orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe orëve të ditës. Në këto pjesë të mbuluara me mjegull, temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 3C deri në 5C, nga vlerat e parashikuara.