Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se është “fëmijërore” që në këtë kohë të merret me targat.
Ai tha se “qeveria duhet të koncentrohet në interesimin e shtuar të përfaqësuesve të HSBA-së, Gjermanisë, Francës. MB e BE-së”.
“Në vend që të koncentrohen në interesimin e shtuar të përfaquesve të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, MB e BE-së, që synim kanë stabilitetin në rajon rrjedhimisht hartimin e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Serbisë, për t’i mundësuar vendit tonë të dalë nga bllokimi pothuajse total, qeveria merret me tema teknike periferike vetëm për të dhënë efekte propagandistike dhe tregon pamaturinë e saj ekstreme në raport me partnerët dhe në interesin shqiptar”, ka shkruar ai.
Berisha shtoi se qeveria duhet “menjëherë dhe pa kushte të mënjanojë të gjitha temat periferike dhe të bashkëpunojë me QUINT-in që të arrihet një marrëveshje e plotë”.
“Të papjekur dhe papërgjegjës, kryefortë në trajtimin sikurse kjo zonë është vetëm interes i tyre ndonëse nuk kemi asnjë komponentë për ta mbajtur ngase edhe siguria mbulohet nga KFOR-i, këta avantueristë politik rrezikojnë Kosovën dhe të ardhmen e saj nga izolimi total prej botës perendimore, një vendim që nuk po e merr as Serbia e cila është aleate historike e Rusisë”.
“Qeveria duhet menjëherë dhe pa kushte të mënjanojë të gjitha temat periferike dhe të bashkëpunoj me Quintin për të arritur një marrëveshje të plotë dhe ta vendos Kosovën në palë konstruktive që do të mundësoj epërsi diplomatike dhe kualitet të marrëveshjes”.