Pas takimit m presidenten e vendit i dërguari i posaçëm i SHBA-së pë Ballkanin Perëndimor, është takuar edhe me Kryeministrin e vendit Albin Kurtin me të cilin diskutuan për zhvillimet në vend sikur edhe për agjendën e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar me theks ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha Kosovë-Serbi përmes dialogut, raporton InLajmi.
Gabriel Escobar, në konferencë me gazetarë pas takimit me Kurtin të mërkurën, theksoi rëndësinë e partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së, ndërsa theksoi se ky partneritet është i palëkundur
Sipas tij, është e rëndësishme që Kosova të rreshtohet me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian.
Escobar theksoi se gjatë takimin me kryeministrin Kurti është diskutuar edhe dialogu dhe implikimet në rajon sikur edhe për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës në të gjitha angazhimet edhe në aspiratat e saj integruese.
“Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj”, tha Escobar, ndërsa theksoi mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin euroatlantik.
“SHBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e saja euroatlantike. Faleminderit për miqësinë, partneritetin dhe pritjen tuaj”, deklaroi emisari amerikan.