Gjatë ditës së djeshme, ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i është nënshtruar një operacioni në këmbë, i cili ka zgjatur rreth 6-të orë.
Rreth kësaj, lajmi.net ka kontaktuar me djalin e Gucatit, Musli Gucatin.
I pyetur për gjendjen e babait të tij, se a kanë komunikuar me të dhe mundësisë që atyre tu lejohet ta vizitojnë atë, ai u përgjigj se për momentin gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit, është e mirë.
Po ashtu ai njoftoi se kanë bërë kërkesë që të paktën gjatë kësaj javë tu lejohet që ta vizitojnë ish kryetarin e OVL-UÇK-së.
“Po operacionin dje e ka përfunduar. U kanë goxha i vështirë edhe i komplikuar, kryesisht tash gjendjen mirë e ka. Pramë s’kemi mujt me folë, kur ka dalë prej operacionit për shkak se ka qenë nën ndikim e anestezionit. Kur sot në mëngjes kemi fol me të, kemi komuniku. Për momentin mirë e ka gjendjen, e ka stabile. Për shpenzimet e krejt këto është kujdes Gjykata Speciale. Kemi bë tash prapë një kërkesë që të paktën gjatë kësaj javës me na leju me shku me vizitu. Jemi në pritje të përgjigjes, unë besoj që kanë me na leju. Për që kemi bë kërkesë më herët nuk kanë leju, tash prapë kena bë kërkesë të re, po besoj që po ka me qenë përgjigje pozitive”, ka thënë Musli Gucati për lajmi.net.
Përndryshe, në maj të këtij viti, Hysni Gucati, është shpallur fajtor nga ana e Gjykatës Speciale, për disa pika që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës dhe pengimit të personave zyrtarë.