Një ilaç eksperimental që mund të luftojë kancerin e gjakut pa shkaktuar efekte anësore toksike është provuar për herë të parë te pacientët njerëzorë, thonë studiuesit.
Barnat për leuçeminë mieloide kronike, të quajtur frenues të kinazës, vijnë me simtoma si rrezik për të vjella, diarre dhe dhimbje të muskujve, por gjithashtu mund të ndalojnë punën pas kohe.
Por një provë e asciminib, një ilaç i ri që funksionon në të njëjtën mënyrë ,zbuloi se është efektiv dhe ‘i pranueshë’ nga pacientët.
Studiuesit thanë se ishte një “përparim” në trajtimin e leuçemisë mieloide kronike (CML), e cila më së shpeshti prek njerëzit në moshë 60 vjeçare dhe ofron një mundësi shtesë për pacientët që kanë shteruar barnat e tjera.
Shkencëtarët pohojnë se mund të kursejë mijëra efekte anësore për pacientët sepse nuk vret ‘pa dashje’ qelizat e shëndetshme në të njëjtën kohë.
Rezultatet e provës me 150 pacientët e parë, që u bë tek njerëzit e gjetur me asciminib, rezultoi se nuk ishte toksike dhe dukej se funksiononte në mënyrë efektive brenda pacientëve.
Asciminib ngadalëson kancerin e gjakut duke mbyllur enzimat specifike që shkaktojnë kancer, të quajtura kinaza dhe është pjesë e një klase të barnave të njohura si frenues të kinazës.
Mjekët në të gjithë botën, vlerësuan krijimin e frenuesit të parë të tirozinës kinazës (TKI) të quajtur imatinib në vitet 1990.
Bashkëautori i studimit Profesor Tim Hughes, nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore dhe Shëndetësore në Australinë e Jugut, tha që ndryshoi jetën e pacientëve me sëmundjen e gjakut.
Ai tha: ‘Imatinib e ndryshoi CML nga një dënim me vdekje, në një sëmundje që në shumë pacientë, mund të menaxhohej derisa ata të jetonin në një moshë të pjekur.
“Por ndërsa imatinib dhe TKI kanë qenë shumë efektive në përmirësimin e mbijetesës, ato shpesh shkaktojnë efekte anësore serioze.”
Deri në 95 përqind të pacientëve me TKI, mund të pësojnë efekte anësore nga ilaçet e tyre të kancerit, megjithëse përvojat ndryshojnë nga pacienti në pacient.
Efektet anësore mund të jenë të rënda dhe të përfshijnë kushte kërcënuese për jetën, siç janë dështimi i zemrës dhe dhimbja në mëlçi.
Ata gjithashtu mund të ndalojnë punën nëse njerëzit i kanë marrë ato për një kohë të gjatë dhe ka një numër të kufizuar opsionesh që pacientët të provojnë.
Profesori Hughes pohoi se, nëse ilaçi zhvillohet me sukses, do të ishte përparimi më i madh në trajtimin e leueçemisë që nga vitet ’90.
Alasdair Rankin, drejtori i hulumtimit në bamirësinë e leuçemisë Bloodwise, i tha MailOnline se do të ishte ‘e mahnitshme’ dhe ‘shpëtimtar’ për disa pacientë, që të kishin një mundësi shtesë.
“Disa trajtime fillojnë të dështojnë dhe pacientët duhet të vazhdojnë më tej,” tha ai.’Shumë njerëz janë në gjendje të lëvizin më tej, por është me të vërtetë shqetësuese që disa njerëz i mbarojnë opsionet.’