Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë edhe gjatë ditës së sotme ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për naftë, benzinë dhe gas, përcjell InLajmi.
Siç shihet fjatë vikendit çmimi i naftës është rritur dukshëm.
Prej të dielës së kaluar, çmimi i naftës është rritur për 9 centë, benzina për 1 cent, ndërsa gasi është liruar për 1 cent.
Të dielën e kaluar një litër naftë ka qenë 1.70 euro, ndërsa dje ka qenë 1.79 euro.
Sa i përket benzinës, të dielën ka qenë 1.40 euro, ndërsa dje 1.41 euro.
Për këtë të diel, MINT ende nuk i ka publikuar çmimet.