Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar qytetarët që ngrohen nga kompania Termokos se të mërkuren ka filluar furnizimi me ngrohje, përcjell InLajmi.
I pari i Prishtinës njofton se gjatë ditëve në vazhdim, ngrohja do të funksionalizohet edhe për pjesët tjera të qytetit, të cilat për herë të parë do të kyçen në rrjet.
Ai gjithashtu tregon se ngrohtorja e kryeqytetit u vë në funksion më herët se viteve të kaluara.
Postimi i plotë i tij:
Nga sot fillon sezona e ngrohjes në Kryeqytet 🙌🏻
Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, marrë parasysh temperaturat e ulëta, ngrohtorja u lëshua më herët se zakonisht!
Gjatë ditëve në vazhdim, ngrohja do të funksionalizohet edhe për pjesët tjera të qytetit, të cilat për herë të parë do të kyçen në rrjet./InLajmi/