Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me iniciativën franko-gjermane për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar se kjo iniciativë reflekton në intensifikimin procesit të dialogut, përcjell Inlajmi.
“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht që si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, deklaroi presidentja Osmani të marten para mediave.
Kjo iniciativë tashmë po përshkruhet si propozim për dialogun dhe gjetjen e zgjidhjes mes 2 vendeve Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje përfundimtare.
Për iniciativën franko-gjermane, të hënën është deklaruar edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, ndërsa nuk ka specifikuar nëse Kosova është pajtuar me këtë, përveç se ka bërë të ditur se me këtë propozim është pajtuar Miroslav Lajçak, si përfaqsues i BE-së, por ka thënë Kurti se mbështetje ka edhe nga SHBA-të.