• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Rekord, për 8 muaj afër 6 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
11 October 2022
në Shqipëri
0 0
0
Rekord, për 8 muaj afër 6 milionë turistë vizituan Shqipërinë
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemia në mënyrë të pashmangshme, të paktën për dy vite, ka pasur ndikim thelbësor në shumë sektorë, dhe veçanërisht te ai i turizmit. Ky vit ndërkohë ka risjellë jo vetëm normalitetin, por ka kaluar edhe nivelet e para pandemisë.

Në 8 muajt e parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë rreth 5.6 milionë turistë të huaj, bazuar në shifrat zyrtare, që është edhe niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, pra edhe përtej vitit 2019-të.

“Scan Intel” ndërkohë ka siguruar disa të dhëna shtesë nga Instituti i Statistikave në lidhje me origjinën e turistëve të huaj në Shqipëri këtë vit, për të kuptuar jo vetëm se nga kanë ardhur turistët, por edhe për të bërë një krahasim kronologjik me vitet e mëparshme.

Në vend të parë qëndrojnë ashtu si edhe vitet e kaluara shtetasit nga Kosova, me rreth 2.44 milionë hyrje, ose 43.2% të totalit. Në vend të 2-të, me rreth 443 mijë turistë qëndron Maqedonia e Veriut, që përfaqëson 7.8% të hyrjeve.

Ndjek Italia me 418 mijë turistë, ose 7.4% të totalit. Rreth 340 mijë janë kombësi të tjera, ose 6.1%. Ndjek më pas Greqia, me 306 mijë turistë të huaj, ose 5.4%, Mali i Zi me 271 mijë, ose 4.8%. Në vend të 7-të, me 3.4% të totalit, ose 194 mijë hyrje pozicionohen ato “konfidenciale”.

Pason Polonia me 136 mijë, ose 2.4%, Gjermania me 133 mijë, ose 2.4%, Anglia me 116 mijë dhe 2.1% të totalit. Siç e shohim nga këto të dhëna, një pjesë e madhe e këtyre vendeve kanë një përqëndrim të madh të emigrantëve shqiptarë, sidomos Greqia, Italia, Gjermania dhe Anglia, çka sinjalizon se një pjesë e konsiderueshme ndër këta turistë janë shqiptarë nga emigracioni. Në total, “Top 10” vendet e para të origjinës, përfaqësojnë plot 86.1% të totalit të turistëve në vend.

Por, çfarë thonë shifrat krahasuar me një vit më parë, apo krahasuar edhe me periudhën para pandemisë? Nga të dhënat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” rezulton se, dy vendet e para të listës, Maqedonia e Veriut dhe Kosova mbeten të pandryshuara në renditje. Shtetasit nga Kosova kanë regjistruar një rekord të ri historik në terma absolut, me 2.44 milionë turistë këtë vit, nga 2.17 milionë gjatë vitit të kaluar, apo 1.83 milionë gjatë vitit 2019-të.

Këtë tregojnë të paktën shifrat zyrtare, ndërkohë që duhet theksuar se veçoria e këtij sezoni veror ka qenë edhe “eleminimi” i kufirit Shqipëri-Kosovë çka sjell pikëpyetje të mëdha në lidhje me regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga Kosova. Nga ana tjetër, në vend të tretë shohim të jetë ngjitur Italia, që përfaqëson 7.6% të turistëve këtë vit, nga 5.5% një vit më parë. Turistët nga Greqia ndërkohë kanë “parakaluar’ ata nga Mali i Zi. Polonia mban pozita të ngjashme me një vit më parë sa i përket shteteve, pra duke përjashtuar “të tjerë” dhe “konfidenciale”, njësoj si Gjermania. Hyrja e re e vetme në “Top 10” këtë vit duket të jetë Anglia, me 116 mijë turistë, ose 2.1% të totalit. Në krahun e kundërt ndërkohë shohim se Serbia ka dalë nga “Top 10”, dhe pozicionohet në vendin e 12-të këtë vit.

Vjet, për 8 muajt e parë të vitit Serbia numëronte rreth 80 mijë turistë në vendin tonë, ose 1.8% të totalit, ndërkohë që këtë vit raportohen vetëm rreth 65 mijë turistë, ose 1.2% e totalit. Sa i përket vendeve që ndjekin më tej në renditje shohim se ndër tregjet që ka humbur më së shumti Shqipëria këtë vit është ai i Ukrainës, rrjedhojë e pashmangshme e luftës. Bëhet fjalë për rreth 27 mijë hyrje nga Ukraina këtë vit në Shqipëri, ose rreth 30 mijë më pak se vjet. Hyrjet nga Rusia janë rritur këtë vit, me rreth 2 mijë më shumë, por pavarësisht kësaj, Rusia ka humbur pozita në gjeografinë e turistëve në vendin tonë.

Ndërkohë, nëse tabelën e hyrjeve të turistëve në vendin tonë këtë vit për 8 muajt e parë të vitit e krahasojmë me atë të vitit 2019-të, pra para pandemisë, shohim shumë pak ndryshime. Në përbërje tabela mbetet thuajse e njëjtë, me shumë pak ndryshime në renditje, apo peshën e secilit shtet. I vetmi ndryshim duket të jetë zhvlerësimi i Greqisë në renditje, me 2 pozicione. Sakaq shohim se edhe turistë nga vende si Holanda, janë rritur ndjeshëm këtë vit, krahasuar me një vit më parë apo edhe me periudhën para pandemisë, që duket të jetë edhe rrjedhojë e ndeshjes së luajtur në pranverë në Tiranë, mes Romës dhe Feynoord. Ndër shtetet e tjera që bie në sy një rritje e konsiderueshme e turistëve dhe pozicionimit në renditje është edhe Spanja, me rreth 31 mijë hyrje këtë vit, apo Arabia Saudite me rreth 20 mijë turistë.

Ashtu siç e cekëm edhe më lartë, këtë vit janë një numër i konsiderueshëm hyrjesh konfidenciale në statistikat e turistëve në vendin tonë. Bëhet fjalë për thuajse 200 mijë të huaj, 194 mijë për të qenë më të saktë, çka përben 3.4% të totalit të atyre që kanë hyrë në Shqipëri këtë vit në 8 muajt e parë. Nëse këtyre do t`i shtojmë edhe ata që rezultojnë si “të tjerë” atëherë mund të themi se 537 mijë turistë janë “anonim” për publikun. Ata që rezultojnë si konfidencialë, kryesisht vijnë nga vendet afrikane dhe të Amerikës qendrore dhe jugore, por nuk mund të themi të saktë numrin sipas shteteve dhe muajve, për shkak të kuadrit ligjor të statistikave, nenit 31 të ligjit për “Statistikat zyrtare”.

Nga ana tjetër, në pandemi u vu e një centralizim i lartë i turistëve në një grusht shtetesh, ku 10 vendet e para të origjinës, përbënin thuajse 90% të totalit të hyrjeve, ndërkohë që këtë vit kjo normë ka zbritur pranë rreth 85%, nga 83% që ishte në vitin 2019-të, shkruan scantv.al.

Pra, në tërësi, shifrat na tregojnë se, ky vit i është rikthyer niveleve të para pandemisë, jo vetëm sa i përket shifrës totale, por sidomos sa i përket gjeografisë dhe strukturës së turizmit në vendin tonë, përtej pikëpyetjeve mbi statistikat.

Tags: Arabia SauditePoloniaShqipëriaTuriste
Postimi i mëparshëm

Lajm i mirë, draft Projektligji për Sigurime Shëndetësore në proces të finalizimit

Postimi tjetër

Haxhiu: Brenda këtij muaji Marrëveshja me Danimarkën për burgjet procedohet në Kuvend

Të ngjajshme Postime

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen
Shqipëri

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

28 July 2025
Zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
Shqipëri

Zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë

24 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit
Shqipëri

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë
Shqipëri

Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

22 July 2025
Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!
Shqipëri

Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!

21 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë
Shqipëri

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Postimi tjetër
Haxhiu: Brenda këtij muaji Marrëveshja me Danimarkën për burgjet procedohet në Kuvend

Haxhiu: Brenda këtij muaji Marrëveshja me Danimarkën për burgjet procedohet në Kuvend

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu