• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Lulzim ​Peci: Shqetësimet të serbëve të Kosovës janë, jostabiliteti politik,siguria dhe korrupsioni

V E nga V E
9 October 2022
në KRYESORE
0 0
0
Lulzim ​Peci: Shqetësimet të serbëve të Kosovës janë, jostabiliteti politik,siguria dhe korrupsioni
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadori Lulzim Peci i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të bëjë më shumë për qytetarët serbë në veri të vendit në mënyrë që të shkëputen nga kontrolli i, siç i quajti ai, të elementëve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Gjatë punimeve të Seminarit të 102-të të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, Peci tha se Kurti kishte premtuar dialog me komunitetin serb.

“Kryeministri Kurti gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar dialog me komunitetin serb në Kosovë, por sipas meje nuk ka hapa të dukshëm e të rëndësishëm që janë ndërmarrë në këtë drejtim nga Qeveria e Kosovës deri tash. Në anën tjetër mos implementimi i vendimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me manastirin e Deçanit ka ndikim negativ në ndërtimin e besimit mes Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit serb”, tha ai.

Peci tha se shqetësimet kyçe të serbëve të Kosovës janë, jostabiliteti politik, migracioni, siguria dhe korrupsioni.

Drejtori i KIPRED u shpreh se në veri ka elemente kriminale që armatosen nga vetë presidenti i Serbisë për këtë gjë tha se nuk e fsheh më as vet Aleksandër Vuçiq.

“Kjo për faktin se politikat e Serbisë, politikat hegjemoniste të Serbisë për ndarje të Kosovës janë aty… Në krahasim me pjesën jugore jeta e komunitetit serb në veri është në kontroll të plotë, jo vetëm të Listës Serbe apo edhe të elementeve të shtetit serb dhe strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe grupeve kriminale të cilat kontrollohen nga rrethi i ngushtë i presidentit Vuçiq… Po ashtu në pjesën veriore është një sentiment i fuqishëm pro-Rusi dhe pro-Putinit… Kur bëhet fjalë për popullatën serbe në pjesën verore, deri tani qeveria ka përdorur instrumentin administrativ dhe atë të pushtetit të fortë, pra nuk është bërë diçka më shumë nga qeveria për të fituar zemrat dhe mendjet e komunitet serb në veri. Kryeministri Kurti i ka bërë disa gjeste simbolike, duke u drejtuar komunitetit serb në gjuhen serbe që nuk është diçka e zakonshme në jetën tonë politike por mendoj se kjo nuk mjafton. Qeveria duhet të ndërmarrë edhe masa të pushtetit të butë në mënyrë që kjo pjesë e popullatës të ndjehet më rehat”, tha ai.

Peci tha se pavarësisht retorikës së tensionuar nuk ka potencial për një konflikt të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka numëruar problemet kyçe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se e ardhmja e Kosovës varet edhe nga njohja e pesë shteteve anëtare të BE-së.

“Integrimi i serbeve të Kosovës dhe i veriut varet nga rezultatet e dialogut të moderuar nga BE-ja. Asociacioni i komunave me shumicë serbe, njohja e diplomave, menaxhimi i integruar ndaj kufirit, demarkacionin kufirit mes dy shteteve, pa u përfunduar këto nuk mund të ketë një normalizim sepse çështjet mbesin të hapura. Sipas strategjisë së fundit për zgjerim nga BE-ja është obligim i çdo shteti nga Ballkani Perëndimor t’i përfundojë të gjitha këto pika deri në vitin 2025… Mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë përmbajnë aspektin e sigurisë e jo atë multietnik. Është koha që të ndryshojë mënyra e fasilitimit të dialogut nga BE-ja, ky dialog duhet të lëvizë nga fasilitimi në ndërmjetësim, me fasilitim nuk do të jemi në gjendje që të lëvizim drejt një marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo kjo politik duhet të përcillet edhe me një dimension tjetër, me konvergjencën e politikave mes SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës me pesë shtetet të cilat nuk e njohin ende Kosovën. Pesë shtetet e BE-së, mos njohëse ndaj Kosovës janë pjesë e problemit dhe e zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë… Kjo e ardhme është në pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën”, ka shtuar Peci, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, deputetë te Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të ftuar të tjerë, po marrin pjesë në takimin treditor të këtij seminari, që po organizohet për herë të dytë në Kosovë.

Tags: Lulzim PeciQeveria e KsovësSerbia
Postimi i mëparshëm

Missisippi, një mësuese në çerdhe torturon me maskë të frikshme fëmijët "si dënim"(VIDEO)

Postimi tjetër

Tahiri: Ekonomia me trende negative, Qeveri, lëri fjalet vepro!

Të ngjajshme Postime

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme
KRYESORE

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

25 June 2025
Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve
KRYESORE

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti
KRYESORE

Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti

24 June 2025
Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më
KRYESORE

Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më

24 June 2025
Osmani dhe Rohde flasin rreth zhvillimeve aktuale politike
KRYESORE

Osmani dhe Rohde flasin rreth zhvillimeve aktuale politike

24 June 2025
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
KRYESORE

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

24 June 2025
Postimi tjetër
Tahiri: Ekonomia me trende negative, Qeveri, lëri fjalet vepro!

Tahiri: Ekonomia me trende negative, Qeveri, lëri fjalet vepro!

Lajmet e fundit

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

25 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 25 qershor ndër vite?

25 June 2025
Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë

Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë

25 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Sot pritet të kemi një ditë shumë të nxehtë verore

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu