Kreu i Krimesë i instaluar nga Rusia thotë se puna për riparimin e urës së Krimesë mund të fillojë që sot, transmeton InLajmi.
Siç kemi raportuar, Sergei Aksyonov është përpjekur të sigurojë njerëzit që jetojnë në rajon se ka furnizime të mjaftueshme ushqimore dhe karburanti.
“Ne kemi karburant për një muaj të tërë dhe nuk duhet të ketë rritje të çmimeve,” thotë Aksyonov.
Ai shton: “Ne kemi rezerva ushqimore për më shumë se 2 muaj – praktikisht në gjithçka. Nuk ka rreziqe në këtë fushë, shkruan BBC.
“Puna për riparimin e urës së Krimesë do të kryhet pa asnjë burokraci. Praktikisht po fillojmë sot, sapo Komiteti i Hetimeve dhe FSB [Shërbimi Federal i Sigurisë] të mbarojnë punën e tyre.” /InLajmi/