Ministria e Financave nuk do t’i kompensojë pagat për punonjësit e sektorit publikë që kanë mbajtur grevë gjatë muajit të kaluar, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila ka thënë sot se moskompensimi financiar për punonjësit në grevë, mbështetet në ligj.
“Po e qartë, megjithatë Ligji për Grevën e përcakton saktë edhe kompensimin apo moskompensimin për ata që janë pjesë në grevë. Kjo ka qenë një komunikim mes Ministrisë së Financave dhe agjencioneve buxhetore edhe për muajin e kaluar kur janë kërkuar azhurnimi i listave për punëtorët të cilët kanë qenë në grevë”, tha Kusari-Lila, raporton Gazeta Blic.
“Me ligj parashihet që punëtorët e sektorit publik, por edhe privat, parashihet që sipas rregullave të përcaktuara për grevën, nuk kompensohen për ditët të cilët nuk janë në vendin e punës”.