Të paktën 54 persona u konfirmuan të vdekur si pasojë e uraganit Ian, nga viktimat 47 janë në Florida, 4 në Karolinën e Veriut dhe 3 në Kubë.
Më shumë se 1.000 njerëz u shpëtuan nga zonat e përmbytura vetëm përgjatë bregut jugperëndimor të Floridës, tha Daniel Hokanson, gjeneral dhe kreu i Gardës Kombëtare, shkruan BBC.
Në Washington, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe gruaja, Jill Biden do të udhëtonin për në Florida të mërkurën, transmeton KlanKosova.tv.
Pos viktimave, dëme të mëdha u shkaktuan në infrastrukturë, duke filluar nga shkatërrimi i shtëpive, rrugëve dhe rrjetit të energjisë elektrike.