Kolla
Është një veprim që pastron fytin nga irritimet e tilla si: sekrecionet mukoze, pluhuri apo tymi i duhanit. Kolla mund të jetë edhe si pasojë e irritimeve nga gripi, të ftohurit, bajamet apo infeksioni në kraharor. Duhet të trajtohet shkaku i kollës dhe jo vetëm kolla, e cila është thjesht një shenjë.
Shenjat
Ka dy tipe kolle:
– kolla e thatë
– kolla me sekrecione
Të dyja pengojnë gjumin. Tek një bebe e vogël, mukusi që mund të jetë në fundin e fytit mund të shkaktojë të vjella.
Trajtimi
Nëse dyshoni se fëmija ka astmë, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Nëse ka ndonjë infeksion të brendshëm si për shembull, të bajameve, duhet trajtuar më vete. Mos e lini fëmijën të vrapojë, të marri frymë rëndë dhe shtriheni anash apo përmbys për të fjetur. Kjo pengon mukusin që të rrjedhi poshtë fytit. Jepini shumë pije të ngrohta.
Laringiti
Infeksioni i laringut shkaktohet nga të ftohtit dhe fyti i tharë. Nëqoftëse nuk çon në bllokim të rrugëve të frymëmarjes, nuk është problem serioz.
Shenjat
Shenjat më të përgjithshme janë humbja e zërit dhe ngjirja. Fëmija mund ta ketë të vështirë dhe të dhimbshme gëlltitjen, mund të ketë kollë të thatë dhe ethe të lehta.
Trajtimi
Shumica e rasteve të laringitit nuk zgjasin shumë. Fëmija duhet të pushojë mundësisht në një mjedis të lagësht, ku të qarkullojë ajri. Jepini shumë lëngje dhe mos e lini që të flasi shumë. Nëse temperatura vazhdon, ka nevojë për antibiotikë. Sigurohuni që nuk është i nxehtë dhe nëse vini re shenja të bllokimit, lajmëroni mjekun.
Bronkitet dhe bronkolitet
Rrugët e gjera të ajrit në mushkëri quhen bronke dhe ato më të voglat bronkiole. Bronkitet dhe bronkiolitet ndodhin kur infeksionet virale çojnë në mbushjen e tyre me mukus, apo bllokimin e tyre. Bronkioliti është më serioz, sepse mund të sjellë vështirësi në frymëmarrje dhe vihet re më shumë tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Bronkiti zakonisht nuk është serioz tek fëmijët mbi 1 vjeç. Është një maisje e bronkeve që paraprin ose i bashkangjitet maisjes së rrugëve të frymëmarrjes ( grip, trakeit ose laringit). Kjo është një sëmundje tipike gripi, e cila shfaqet shpesh gjatë dimrit, kur fëmijët jetojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajrin e ndotur të qytetit. Në shumicën e rasteve shkaktohet nga viruse, por mund të shkaktohet edhe nga bakterie ose irritues të tjerë ( tymi, ajri i ndotur ).
Si dallohet?
Shoqërohet nga kolla dhe frymëmarrja e vështirë, që mund të sjellë edhe vështirësi në ushqyerje. Fëmija ka temperaturë dhe zbehje të përgjithshme. Gjuha dhe buzët mund të marrin ngjyrë blu. Shenjat e bronkitit janë kollë e thatë që mund të kalojë në kollë me gëlbazë jeshile apo të verdhë, temperaturë të lartë dhe mungesë oreksi. Nëse fëmija vazhdon të bëhet më keq dhe ka vështirësi në frymëmarrje, mund të dyshohet për një infeksion të rëndë ose madje edhe për pneumoni.
Në pritje të pediatrit
Mjetet që mund të përdorni për ta lehtësuar janë të thjeshta:
– Përpiquni ta lehtësoni frymëmarrjen e fëmijës gjatë një krize kolle. Vendoseni shtrirë mbi gjunjët tuaja me barkun poshtë dhe goditeni lehtësisht mbi shpinë. Mos i jepni ilaç për të ndaluar kollën, pasi duhet të nxjerrë gëlbazën.
– Mbaheni fëmijën në shtrat, duke e bërë mjedisin të lagësht për të lehtësuar frymëmarrjen. Në rast se fëmija është foshnjë, vendosni një jastëk nën dyshek për t’i ngritur kokën. Nëse është më i madh, vendosjani jastëkun direkt poshtë kokës.
– Mos e mbuloni shumë fëmijën pasi nuk duhet të djersijë.
– Nëse ka temperaturë, jepini shpesh të pijë lëngje, që të marri lëngjet e humbura ( ujë, kamomil ).
Si kurohet?
Pediatri do t’ju këshilloi një mjekim kundër temperatures. Nëse temperatura është më e lartë se 38 gradë dhe nëse bronkiti shkaktohet nga bakteriet, mjeku mund t’ju përshkruajë një antibiotik. Nëse kolla është e vazhdueshme dhe nuk e lejon fëmijën që ta zeri gjumi, mund të jetë i nevojshëm një shurup i lëngshëm për të larguar gëlbazën. Edhe aerosoli mund të lehtësoj gjendjen e fëmijës. Kini parasysh se mjekimet kundër temperaturës dhe shurupet jepen për periudha të shkurtra dhe gjithmonë në fazën e theksuar të sëmundjes.
Rikthimi i sëmundjes
Zakonisht bronkiti shërohet brenda një jave, pa lënë gjurmë. Por ka disa fëmijë që kanë kollë me gëlbazë ( në mënyrë të veçantë natën ) për periudha të gjata dhe e rimarrin infeksionin dhe 5-6 herë. Për të luftuar këtë “ndjeshmëri bronkiale” është e nevojshme:
– Të mos pihet kurrë duhan në prani të fëmijës ose në mjediset ku rri zakonisht.
– Të mbahet fëmija larg personave me grip.
– Të mos nxirret në të ftohtë dhe në ajër të ndotur.
– Të mos jepen shurupe pa fund për kollën, që bëhen të panevojshme dhe nga ana tjetër largojnë oreksin.
– Të ndërpritet ( kur është e mundur ) dimri me një pushim 15 ditësh në det ose në mal.
Pneumonia
Pneumonia është një infeksion i rëndë i mushkërive, i shkaktuar nga viruse apo bakterie. Fëmija sëmuret për dy arsye: e para nga helmet/toksinat e virusit apo bakterieve, dhe e dyta sepse mushkëria e prekur del jashtë funksionit. Shkaku fillestar i pneumonisë është një grip apo një e ftohur. Gjendje të tilla si astma, kolla e keqe etj, rrisin rrezikun e shfaqjes së pneumonisë. Pneumonia është gjithmonë serioze dhe fëmijët e vegjël trajtohen në spital, pasi nevojitet oksigjeni.
Shenjat
Zakonisht fillon me ethe, kollë si dhe vështirësi në frymëmarrje. Ai mund të duket i zbehtë, i plogësht dhe i përgjumur. Frymëmarrja mund të jetë e shpejtë dhe e rënduar, shkruan për nënat
Trajtimi
Frymëmarrja e rënduar është gjithmonë një shenjë për të kërkuar ndihmën urgjente mjekësore. Duhet të komunikoni menjëherë me mjekun, nëse dyshoni se fëmija juaj ka pneumoni. Ai mund t’ju japë antibiotikë dhe mund të vendosi për shtrim të menjëhershëm në spital, kjo nëse fëmija ka nevojë të trajtohet me oksigjen.