Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, i cili e përshkruan veten si një ushtar i betuar i Putinit, kërkoi “të merren masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët”.
Në mediat sociale qarkulluan menjëherë video të ushtarëve ukrainas duke buzëqeshur për ngritjen e flamurit kombëtar verdhë-blu në Lyman.“1 tetor. Ne po shpalosim flamurin tonë shtetëror dhe po e vendosim në tokën tonë. Lymani është Ukrainë,”tha një nga ushtarët, duke qëndruar në kapakun e një automjeti ushtarak.
Rusia e ka përdorur Lyman-in si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet e saj në veri të rajonit të Donetsk. Rënia e qytetit shënon fitoren më të madhe të Ukrainës në fushën e betejës që nga kundërofensiva e befasishme në rajonin verilindor të Kharkivit muajin e kaluar, transmeton Lajmi.net.
Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha se kapja e Lyman do t’i lejojë Kievit të përparojë në rajonin e Luhanskut, kapjen e plotë të të cilit Moska e njoftoi në fillim të korrikut pas disa javë përparimesh të ngadalta.