Granit Xhaka ka vazhduar me formën e mirë me Arsenalin, duke shënuar në fitore e sotme ndaj Tottenham.
Topçinjtë fituan me rezultat 3-1, duke vazhduar të qëndrojnë lider në Ligën Premier, ndërsa Granit Xhaka ishte lojtari i ndeshjes.
“Nuk kishim shumë këtë javë për t’u përgatitur për shkak të pushimit ndërkombëtar, por e pamë dje në stërvitje se ishim gati”.
“Që në sekondën e parë mendoj se ishim skuadra më e mirë. Pasi pranuam golin ne kishim vështirësi pak, por në pjesën e 2-të ishim shumë më mirë dhe jam shumë i lumtur që shënova dhe ndihmova skuadrën të fitojë. Goli im i parë në derbi në Angli. Jam më se i lumtur që e ndihmoj ekipin. Ekipi është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Xhaka, transmeton telegrafi.
Arsenali është lider me 21 pikë, 4 më shumëë se Man City që është i 2-ti.