Kryeministri, Edi Rama deklaroi se fasha 800kw do të vendoset në muajin nëntor, duke parë parametrat, ose do të ketë sërish diskutim për shtyrje të aplikimit të saj.
Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, teksa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama theksoi se nëse trendi i kursimit të energjisë dhe reshjet vijojnë, muaji tetor do të kalojë me asnjë të papritur, shkruan Euronews Albania.
“Duke qenë se nevoja është më e ulët se parashikimi, atëherë ne këtë nevojë mund ta pëballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar. Nëse trendi i kursimit do vazhdojë, nëse reshjet do të vazhdojnë, ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur muajin tetor. Në muajin nëntor do të vendoset fasha, duke pasur parasysh parametrat, ose do t’i rikthehemi këtij diskutimi duke pasur parasysh parametrat. Kjo është objektive”, theksoi kreu i qeverisë.