Alpinistja nga Dukagjini Mrika Nikqi ka njoftuar se është sulmuar seksualisht në qendër të Pejës, me datën 27 shtator në mbrëmje, përcjell InLajmi.
Nikqi ka publikuar edhe video nga sulmi, ku shihet Mrika duke ecur rrugës dhe se si kapet nga pas nga një i dyshuar.
Mrika ka bërë me dije se policia tashmë është njoftuar për rastin e sulit, teksa i dyshuari është edhe i njohur.
Postimi i plotë i saj:
“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi… Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji. Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”/InLajmi/