Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pasi sipas saj se kryeministri po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura., përcjell InLajmi.
Çitaku tha se Kurti po synon të bëjë një republikë të 3-të dhe të krijojë një shoqëri të re.
Ajo tha se kryeministri don ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të.
Postimi i plotë i saj:
Mirëmëngjesi,
28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneqësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë. Po synonë ta përçajë deri në palcë shoqërinë. Në fakt, po synon ta ndërtojë “shoqërinë e re”.
Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti :
Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij;
Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij;
Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij;
Kryeministri don ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të.
Kjo mendësi nuk kalon./InLajmi/