Tri femra janë helmuar ne Feriza, në një lokal në rrugën “Rexhep Bislimi” në gjatë ditës së djeshme tri femra (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt.
Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në lokalin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia policore, së bashku me inspektorin kanë mbyll lokalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia është duke e hetuar rastin për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”