Kosova e ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros..
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Qipro, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Aktualisht rezultati është 2-0, falë golave të Florent Muslijes dhe Donat Rrudhanit
Mesfushori shënoi në minutën e 21’, me anë të një goditje të saktë, nga një pozicion i prirët.
Pak para fundit të pjesës së parë, ishte Rrudhani ai që, me anë të një soloaksioni e gjeti rrugën e rrjetës.
“Dardanët” patën edhe raste të tjera të mira, shkruan Lajmi.net.
Ai që vlen të veçohet është padyshim rasti i Elbasan Rashanit që s’shënoi nga afërsia.