Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hedhur kritika të shumta për kryeminsitrin e vendit Albin Kurti ku sipas tij nuk ka bërë asgjë sa i përket investime kapitale, konkretishtë rrugëve regjionale, për gjendjen e rëndë të rrugës Prishtinë-Gjilan përcjell InLajmi.
Pacolli ka thënë se nuk e di se sa i frekuenton Kurti rrugët regjionale në Kosovë.
I pari i AKR-së i lutet kryeminsitrit Kurti që të dalë në teren dhe ta sheh situaten aktuale në rrugë.
Postimi i plotë i tij:
Nuk e di se sa i frekuenton rrugët regjionale të Kosovës, z.Kurti. Ndoshta nuk ka kaluar që moti rrugën Prishtinë-Gjilan sepse do ta vërente situatën katastrofale të kësaj rruge. Por, sigurisht ka dëgjuar për aksidentet e shumta që ndodhin si rezultat i mosmirmbajtjes së asaj rruge. Mos te flasim për dëmin e makinave dhe rrezikun permanent për këmbësorët.
I lutem kryeministrit që në rrugëtimin e parë, të ulet ne makine në ulësen përpara dhe të shoh gjendjen e rrugëve. Ndoshta i mbushet mendja që të përdor buxhetin në këto investime, e jo ta mbajë paranë e bllokuar./InLajmi/