Me pjesëmarrjen e vendeve të NATO-s, përfshirë edhe Turqinë mbi Detin Baltik po zhvillohet një stërvitje ajrore.
Sipas një deklarate nga NATO, thuhet se me pjesëmarrjen e vendeve të NATO-s, Gjermanisë, Çekisë, Italisë, Turqisë, Britanisë së Madhe, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë si dhe partnerin e NATO-s, Finlandën në rajonin e Detit Baltik gjatë periudhës 26-27 shtator zhvillohet stërvitja ajrore e emërtuar “Ramstein Alloy”.
Në stërvitjen ku forcat ajrore të vendeve aleate kryejnë fluturime për reagim të shpejtë, zbatohen edhe skenare të tilla si ndërprerje të komunikimit, parandalime, kërkim dhe shpëtim, luftim ajror, mbështetje të afërt ajror, furnizim me karburant në ajër.
Në stërvitjen që këtë vit mbahet për herë të tretë theksohet se për herë të parë janë përfshirë sistemet e integruara të mbrojtjes ajrore dhe raketore të instaluara në ajër dhe tokë.
Në kuadër të kësaj, sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS të Spanjës do të përdoren në skenarët e përgatitur për mbrojtjen e bazës ajrore Lielvarde në Lituani kundër sulmeve ajrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në stërvitje janë të përfshirë mbi 20 avionë luftarakë dhe mjete të mbështetjes ajrore, avionët e paralajmërimit të hershëm të NATO-s dhe qendrat e komandimit dhe kontrollit kombëtar.