Adriana Matoshi ka zënë karrigen në Kuvendin e Kosovës vitin që lamë pas.
Ajo u zgjodh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Aktorja, e cila mblodhi më shumë se 10 mijë vota, së fundmi ka marrë vëmendje me një postim të shpërndarë në InstaStory.
E njëjta ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet përkrah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Përgjithmonë”, ka shkruar ajo, shkruan Telegrafi.
Kjo duket se është bërë me qëllim nga Matoshi pasi u përfol se po largohet nga Vetëvendosja.
