Lëvizja Vetëvendosje sot është duke e mbajtur procesin e brendshëm zgjedhor e Qendrat e votimit janë hapur në orën 10:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Votën e tij tashmë e ka dhënë edhe kryeministri Albin Kurti, njëherit kandidati i vetëm sërish edhe për një mandat në krye të LVV-së.
Kurti ka falenderuar të gjithë anëtarët e partisë së tij për punën që kanë bërë deri më sot.
“Sot është ditë e demokracisë në LVV-në, për shkak se kemi zgjedhjet e brendshme dhe secili anëtarë i subjektit tonë politikë mund dhe duhet të dëgjohet. Në 46 qendra apo degë të lëvizjes sonë mbahen zgjedhjet për kryetarë të lëvizjes, kryetare të strukturës së re “gratë për VV”, për kryetarët e strukturës të re, rinia për VV, por gjithashtu edhe për nivelet e qendrave apo të degëve në 26 sosh, mbahen zgjedhjet për kryetar të qendrave”, tha ai./InLajmi/

















