Dita e sotme doli të jetë fatale për një përson në Prishtinë ku u qëllua me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë, përcjell InLajmi
Viktima është dërguar në QKUK dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e ti, këtë e konfirmoi Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK
Lidhur me rastin një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kolovica të Prishtinës./InLajmi/

















