Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka dalur me një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë, me kërkesën e vetme që të filloj mësimi këtë të hënë, përcjell InLajmi.
Bajrami kërkon nga SBASHK-u që të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022
Bajrami ka shkruar se edhe nëse nuk ka marrëveshje të re me qeverinë e në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji
Postimi i plotë i saj:
PROPOZIM PËR SBASHK-un DHE QEVERINË
Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë.
Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë.
I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu:
– Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022.
– Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.
– Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator.
I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa.
Shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën.
Hykmete N. Bajrami
ish ministre e arsimit
ish ministre e financave/InLajmi/