Në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Erërat jugperëndimore pritet të fuqizohen gjatë ditës, ndërsa pasdite priten edhe rrebeshe lokale shiu kryesisht në veriperëndim dhe veri të vendit. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, dhe Kosovën Lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me erëra jugore dhe jugperëndimore. Vetëm në veri të Shqipërisë priten vranësira të cilat pasdite pritet të kushtëzojnë edhe reshje shiu. Në Mal të Zi nesër pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu.
Të hënën na pret mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Vende-vende priten reshje të dendura shiu. Po ashtu priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në Shqipëri, por edhe në disa vise të Kosovës. Reshje të rrëmbyeshme shiu parashihen në jug të Malit të Zi, veri-veriperëndim të Shqipërisë dhe po ashtu edhe në jug të Shqipërisë. Lokalisht edhe në vise tjera.
Të martën në Kosovë parashihen intervale kohore me diell, por edhe vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri do të vazhdojnë reshjet e herëpashershme të cilat ende mund të jenë lokalisht të dendura, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e mërkura na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e riga të izoluara shiu