Që nga një korriku, 324 persona kanë vdekur nga sëmundjet që barten nga uji në zonat e prekura nga përmbytjet në provincën Sindh të Pakistanit.
Mediat lokale, duke cituar zyrtarë, raportuan se është regjistruar një rritje e rasteve të diarresë, malaries dhe sëmundjeve të lëkurës në zonat e prekura nga përmbytjet.
Autoritetet njoftuan se 324 persona kanë vdekur që nga një korriku.
Në Sindh jetojnë rreth 48 milionë banorë. Mbi 500 mijë njerëz të zhvendosur nga përmbytjet në të gjithë Sindh-in vazhdojnë të jetojnë në kampe të përkohshme.
Sindhi në shtator regjistroi 137 mijë raste të diarresë, më shumë se 10 mijë dizenteri dhe të paktën 4 mijë raste të malaries.
Të paktën 1.576 njerëz vdiqën nga përmbytjet në Pakistan. Më shumë se 2 milionë ndërtesa banimi u dëmtuan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vlerësohet se një e 3-ta e vendit është nën ujë, ndërsa më shumë se 33 milionë njerëz kanë pasojat e përmbytjeve.