Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Vjollca Shala ka thanëse pjesa dërrmuese e mësimdhënësve kanë qenë për implementim të ligjit të pagave dhe Gjykata Kushtetuese u tregua e paarsyeshme.
“Nëse i shikojmë pak më detajisht gjërat ndoshta mund të jetë edhe politikisht. Avokati i popullit ka marrë parasysh 35 ankesat ndërsa pjesa dërrmuese e mësimdhënësve kanë qenë për implementim të ligjit të pagave”, është shprehur Shala.
Tutje, Shala tha se Gjykata Kushtetuese nuk është treguar e arsyeshme që brenda një periudhe një javore ta pezullojë ligjin për paga, shkruan RTK.
“Por e mori atë qëndrim e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, gjithashtu edhe nga Gjykata Kushtetuese nuk është e arsyeshme që brenda një periudhe një javore, madje as një javore ta pezulloj ligjin e pagave“, shtoi Shala.