Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në vjetorin e rënies së tyre, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Fehmiu dhe Xheva janë themelet e Kosovës të cilët u bënë inspirim i gjithë brezave të popullit tonë.
Haradinaj përmbyll përkujtimin e tij për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin “Përjetësisht mirënjohje e nderim”.
Postimi i plotë i tij:
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fehmiu dhe Xheva janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave.
Përjetësisht mirënjohje e nderim. /InLajmi/