Të paktën 2 persona humbën jetën pasi një helikopter zjarrfikës u rrëzua të mërkurën në provincën jugperëndimore Denizli të Turqisë.
Aksidenti ndodhi në qytezën Çardak të Denizlit, tha në një deklaratë Ministria e Brendshme turke.
Në bordin e helikopterit ndodheshin shtatë persona 2 shtetas turq dhe 5 rusë, sipas ministrisë.
“2 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar”, thuhet në deklaratë, raporton Anadolu Agency (AA).
Më herët, Husnu Yılmaz, kryebashkiaku i Çardakut, tha se helikopteri u rrëzua në zonën Acıgöl, pranë qendrës së qytezës.