Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria Kosovës po pretendon t’i zhdukë sindikatat e Arsimit, përcjell InLajmi.
Jashraj, kujton kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajt, ndërsa thekson se atë kohë kanë bërë 3 javë grevë, por janë zhvilluar takime pa presione.
“Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, 3 javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne”, tha Jasharaj.
Jasharaj ndjehet i rrezikuar dhe se ka frikë të dal i vetëm në rrugë, krejt kjo për shkak siç tha ai për qëndrimin pro grevës dhe realizimin e kërkesave.
Më tej ai shtoi se nuk e ka shpallur vetë grevën dhe as nuk e ka mbyllur, po që sipas tij i vetmi fajtor për këtë është kryeministri Albin Kurti.
“S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit të qeverisë, duhet të më përcjellin shokët sepse thjesht ndihem i pasigurt. Rrahmani as nuk e ka shpallur e as nuk e ka mbyllur grevën. I vetmi fajtor është Albin Kurti dhe Qeveria që ai e drejton”, tha ai. /InLajmi/