Më shumë se gjysma e kompanive të ndërtimit që operojnë në Belgjikë kanë vendosur të ndalojnë projektet e tyre për shkak të problemeve të furnizimit dhe rritjes së kostove.
Konfederata belge e ndërtimit (Embuild) ka publikuar një raport mbi situatën në industrinë e ndërtimit në vend dhe problemet me të cilat është përballur ky sektor së fundmi.
Në deklaratë thuhet se 53% e kompanive të ndërtimit në vend janë detyruar të pezullojnë punën për disa kohë për shkak të problemeve të furnizimit, çmimeve të materialeve apo kërkesave të klientëve.
Gjithashtu thuhet se Embuild ka zhvilluar një anketë me 317 kontraktorë ndërtimi nga data 6 deri më 13 shtator dhe ka evidentuar shqetësimet e tyre.
Afër 40% e kontraktorëve janë duke pauzuar për shkak të problemit të furnizimit me materiale ndërtimi ndërsa rreth 25% për shkak të çmimit të materialeve. Nuk mund të mos përfillet as numri i projekteve të ndërtimit që janë pezulluar me kërkesë të kontraktorëve të prekur nga kriza energjetike dhe ekonomike në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se më shumë se gjysma e kompanive të ndërtimit janë detyruar të ndalojnë përkohësisht një ose më shumë kantiere për një periudhë të paktën 3 mujore.