Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar në Britani të Madhe për t’ia dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, përcjell InLajmi.
Gjatë këtyre homazheve Osmani është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.
Presidentja Osmani tha se presidenti Biden ka shprehur mbështetjen e palëkundur për Kosovën, dhe se në emër të popullit të Kosovës i ka shprehur mirënjohje për partneritetin e palëkundur mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë i saj:
Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. /InLajmi/




















