Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Arnhild Spence, ku i shprehu Spence për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, përcjell InLajmi.
Kryetari Konjufca gjatë këtij takimi e njoftoi Koordinatoren Spence për të arriturat e deritanishme për zhvillimin e Kosovës.
Të 2 bashkëbiseduesit e konfirmuan gatishmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për konsolidimin e demokracisë për mirëqenien e qytetarëve
Njoftimi i plotë nga Kuvendi i Kosovës:
Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Arnhild Spence
Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Spence për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
Ai gjithashtu e njoftoi Koordinatoren e OKB-së me arritjet e deritashme, detyrat, objektivat dhe synimet e kësaj legjislature të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryetari Konjufca dhe Spence konfirmuan gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe koordinimit sa më efektiv për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien e qytetarëve dhe mbështetjen e reformave integruese. /InLajmi/