Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë ka pasur të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht pa pasoja n1ë njerëz, përcjell InLajmi.
Policia njoftoi se po kryen hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal.
“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri.Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”, tha Hoxha./InLajmi/