Armando Broja ka “lënë shumë përshtypje të mirë në stërvitje” nën drejtimin e trajnerit të ri të Chelsea-t, Graham Potter dhe mund të marrë shpejt një rol të rregullt titulluar.
Sulmuesi shqiptar mund të zërë një vend në 11-shen e radhës së skuadrës së Potter-it pas pushimit të Nations League, pasi ka luajtur në 7 ndeshje si zëvendësues këtë sezon, duke përfshirë 6 nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel përpara se të shkarkohej, shkruaj Supersport.
21-vjeçari shqiptar mund të zërë vendin e titullarit, kjo pasi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u afrua këtë verë te Chelsea, mund të humbasë rolin e tij te “Blutë” e Londrës.