3 persona humbën jetën, pasi 2 avionë të vegjël u përplasën në Boulder County, Kolorado, SHBA.
Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme, 17 shtator.
“Ishte orës 9 të mëngjesit (ora lokale) kur policia “mori një telefonatë urgjente” nga dëshmitarët që panë të 2 avionët të përplaseshin në ajër, në veri të Denverit”, thuhet në deklaratën e autoriteteve lokale në zonë, transmeton Sinjali.
2 pasagjerët e avionit “Cessna 172 “dhe piloti i “Sonex Xenos” u vranë. Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), 2 avionët u përplasën pranë aeroportit Vance Brand në Longmont, Kolorado.