Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu thotë se janë të kënaqur me rangimin që u është bërë mjekëve me projektligjin për pagat që ka dalë nga dje në diskutim publik.
Sejdiu theksoi se kërkesat e tyre janë realizuar përafërsisht, teksa bëri të ditur se kanë formuar Komisione që do të merren enkas me këtë projektligj.
“Ne që nga fillimi, jo vetëm në këtë ligj, por edhe në ligjin e kaluar i cili ka dështuar, ndoshta qëllimisht, ne kemi bërë dhe kemi ngritur zërin që e rëndësishme është niveli, kategorizimi i mjekëve në mesin e themi kushtimisht fiseve tjera, profesioneve tjera. Dhe në atë drejtim ne kemi kërkuar nivelin ku duhet rangohen mjeku…në këtë drejtim të them të drejtën, përafërsisht është realizuar kërkesa jonë sa i përket rangimit të mjekut, dhe në këtë drejtim mund të themi lirisht se jemi të kënaqur. Se sa do të jetë ai koeficient ajo është çështje tjetër që presim”, tha ai në Tëvë1.
Sejdiu shtoi se kanë disa vërejtje të cilat do t’i adresojnë sa i përket pjesës narrative.