• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 23 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

KMDLNj: Të pezullohet çdo grevë për aq kohë sa zgjatë pezullimi i Ligjit për Paga

J G nga J G
13 December 2019
në Kosovë, Lajme
0 0
0
KMDLNj: Të pezullohet çdo grevë për aq kohë sa zgjatë pezullimi i Ligjit për Paga
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Kosovës , të enjten e ka miratuar kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të përkohshëm të Ligjit për paga duke e ndaluar për tre ( 3 ) muaj zbatimin e këtij Ligji deri në një vendim përfundimtar.

Pas kësaj filloi një sulm kundër Institucionit të Avokatit të Popullit i cili , me kërkesën për shqyrtimin e kushtetushmërisë së këtij Ligji nuk doli kundër atyre që përfituan me këtë Ligj ( pala e kënaqur ) por doli në mbrojtje të atyre që nuk përfituan nga ky Ligj ( pala e pakënaqur ) dhe të cilët iu drejtuan Avokatit të Popullit.

Kërkesa e Avokatit të Popullit drejtuar Gjykatës Kushtetuese është në kuadër të mandatit kushtetues të IAP –it dhe , në rast se nuk do t’i drejtohej Gjykatës për trajtim të kërkesës së palës së pakënaqur , Avokati i Popullit do të shkelte Kushtetutën e Kosovës prandaj për KMDLNj –në është i papranueshëm sulmi dhe linçimi që i bëhet Avokatit të Popullit për rastin në fjalë. Në kohën kur në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për paga , pjesa dërmuese e shoqërisë civile këtë ligj e kundërshtoi si diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën kurse tani pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pezulloi përkohësisht zbatimin e këtij Ligji , për habi kemi një heshtje të plotë dhe të paarsyeshme të shoqërisë civile!

Edhe para marrjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës , Sindikata e Bashkuar e Arsimit , Federata Sindikale e Shëndetësisë dhe Sindikata e Policisë deklaruan se nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim që kundërshton zbatimin e Ligjit për paga , këto tri sindikata do ta ftojnë anëtarësinë , fillimisht për një grevë paralajmëruese e pastaj për një grevë të përgjithshme.

Me thirrje të SBASHK-ut , si paralajmërim sot nuk u mbajtën dy orët e para të mësimit sikur që edhe personeli shëndetësorë bëri grevë kurse Sindikata e Policisë mbeti të vendosë sot për veprimet që do t’i ndërmerrë .

KMDLNj e njeh dhe e pranon veprimin sindikalist deri në atë masë që nuk e rrezikon palën tjetër përkatësisht nëse shkaktohet dëm i madh dhe i përgjithshëm , rrezikohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve sikur kur rrezikohet edhe siguria personale dhe e përgjithshme e qytetarëve. Greva e përgjithshme e paralajmëruar e këtyre tri organizatave sindikale, nëse realizohet siç po deklarohet përbëjnë këto tri komponente të shënuara më laartë prandaj , sipas KMDLNj –së e tejkalojnë veprimin e lejuar sindikalist . KMDLNj shpreson dhe beson se , për shkak të natyrës së punës , Federata Sindikale e Shëndetësisë dhe Sindikata e Policisë nuk do të bëjnë grevë të përgjithshme për faktin se seriozisht do të rrezikohej shëndeti i qytetarëve të Kosovës , siguria e qytetarëve por edhe stabiliteti i Kosovës. Ndërkaq , SBASHK-u , në vend se të merr përgjegjësi për rezultate katastrofale në testin e PISA-së , me grevën e paralajmëruar , në mënyrë aktive po kontribuon në degradimin e sistemit arsimorë duke legalizuar në këtë mënyrë analfabetizmin funksional. Me grevën në arsim , më parë dhe tani , SBASHK-u po ua shkel në mënyrë flagrante të drejtat e nxënësve për mësimnxënie, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut sikur po i dëmton edhe prindërit që investojnë materialisht dhe jo vetëm materialisht në fëmijët e tyre ndërkaq që SBASHK-u ua mohon të gjitha të drejtat , edhe si nxënës , edhe si prindër ! Në rrethana kur procesi mësimorë është lënduar dhe dëmtuar deri në degradim të skajshëm , prindërit nuk duhet t’u binden SBASHK-ut por duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkolla . Askush nuk ka të drejtë që , në emër të përfitimeve personale dhe grupore të dëmtojë një numër aq të madh të nxënësve sikur që çdo rritje e pagave duhet të jetë në përputhje me ngritjen e performancës e që në rastin konkret është pikërisht e kundërta.

KMDLNj ia përkujton opinionit sikur edhe atyre që thërrasin në protesta të përgjithshme se Kodi Penal i Republikës së Kosovës sanksionon disa situata lidhur me këtë çështje dhe të ngjashme si ate :

Neni 205 – cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik

Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon personin tjetër që të shfrytëzojë të drejtën e tij për paraqitjen e lutjes , kallëzimit penal , lutjes, padisë , ankesës , kundërshtimit apo të ndonjë mjeti tjetër juridik , dënohet me gjobë ose me burgim deri në një ( 1 ) vit.

Kur vepra penali nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga personi zyrtarnë keqpërdorim të pozitësapo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej tre ( 3 ) muaj deri në tre ( 3 ) vjet.

Neni 222 – Keqpërdorimi i të drejtës në grevë :

Kushdo që në kundërshtim me Ligjin organizon apo udhëheq grevënedhe nëse nuk ka elementetë ndonjë vepre tjetër penale dënohet me gjobë ose burgim deri në një ( 1 ) vit.

Kushdo q[ në kundërshtim me Ligjin organizon apo udhëheq grevën e cila shkakton dëm në shkallë të madhe , humbje në shkallë të madhe ose rrezikon jetën apo shëndetin e personavedhe nëse nuk ka elementetë ndonjë vepre penale tjetër , dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre ( vjet ) .

KAPITULLi XXXII – VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

Neni 401 – Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare :

Kushdo që me forcë apo kanosje serioze pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron ate ta kryej detyrën zyrtare dënohet me burgim prej tre ( 3 ) muaj deri në tre ( 3 ) vjet.

Kushdo që merr pjesë në një grup të personave që me veprim të përbashkët pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron ate ta kryejë detyrën zyrtare , dënohet me gjobë ose me burgim tre ( 3 ) vjet.

Udhëheqësi apo organizatori i grupit që kryen vepër penalenga paragrafi 2. I këtij neni dënohet me burgim prej një ( 1 ) deri në pesë ( 5 ) vjet.

Neni 403 – Thirrja për rezistencë :

Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre ( 3 ) vjet.

Nëse vepra penale nga paragrafi 1. I këtij nenirezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, masës apo veprimit zyrtar të ligjshëm, kryesi dënohet me burgimprej gjashtë ( 6 ) muaj deri në pesë ( 5 ) vjet…..

KMDLNj ia përkujton opinionit dhe udhëheqësve sindikalistë se masa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pezullimi deri me 30 mars 2020 nuk është vendim përfundimtar dhe nuk e pargjykon vendimin final prandaj propozon që , deri sa të zgjasë masa e pezullimit për zbatim të Ligjit për Paga në Sektorin Publik, të pezullohen të gjitha grevat dhe protestat e paralajmëruara nga sindikatat dhe pjesërisht të realizuara.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë të pakundërshtueshme dhe asnjë grevë apo protestë nuk e vë në pyetje këtë vendim , qoftë si masë e përkohshme apo vendim final. Askush nuk ka kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe kur janë shkarkuar presidentët , kur janë kundërshtuar Marrëveshjet me Serbinë apo edhe Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë. Edhe sindikatat e lartpërmendura nuk kanë asnjë arsye të kundërshtojnë masën e pezullimit nga Gjykata Kushtetuese , deri në një vendim final; nëse Ligji shpallet antikushtetues nuk do të zbatohet fare dhe nëse jo , do të ketë kompensim në mënyrë retroaktive.

KMDLNj thërret sindikatat të reflektojnë dhe të respektojnë masën e Gjykatës Kushtetuse sepse nuk ka zgjidhje tjetër deri në vendim final. Pas kësaj mase askush nuk do të pranojë të lëshojë paga me rritje në bazë të një Ligji për paga e që përkohësisht është pezulluar. Ndryshe do të përgjigjeshin për shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Tags: FederataKMDLNJLigjiPagaSindikata
Postimi i mëparshëm

Universiteti i Prishtinës nuk i përgjigjet thirrjes së SBASHK-ut për grevë

Postimi tjetër

Policia kërkon nga qytetarët për të bashkëpunuar për të gjetur këtë person të rrezikshëm

Të ngjajshme Postime

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?
Bota

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti
Bota

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
Tragjedi në brigjet e Afrikës Veriore, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë
Bota

Tragjedi në brigjet e Afrikës Veriore, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë

22 October 2025
Starmer: Në Ballkan vihet në provë siguria e kontinentit tonë
Bota

Starmer: Në Ballkan vihet në provë siguria e kontinentit tonë

22 October 2025
Me kë do të bëjë AAK koalicion në Prishtinë, Ramën apo Çekun- flet Bekë Berisha
Politikë

Me kë do të bëjë AAK koalicion në Prishtinë, Ramën apo Çekun- flet Bekë Berisha

22 October 2025
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, raportohet se është vëllai i Unikatilit
Kronika e Zezë

Tragjike në Bresje: Një person bie në hapësirën e liftit dhe humb jetën

22 October 2025
Postimi tjetër
Policia kërkon nga qytetarët për të bashkëpunuar për të gjetur këtë person të rrezikshëm

Policia kërkon nga qytetarët për të bashkëpunuar për të gjetur këtë person të rrezikshëm

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu