Pasditen e së enjtes kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, përcjell InLajmi.
Kryeministri Kurti, duket se për tu takuar me Lajçakun kishe lëshuar Kuvendin ku po zhvillohet seanca plenare e para e sezonit vjeshtor.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se arsyeja pse kryeministri Albin Kurti është larguar nga Kuvendi i Kosovës është se ai ka shkuar për të zhvilluar takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak i cili po qëndron në Kosovë,
Kryeziu tha se Kurti do të vazhdojnë agjendën ditore me takime zyrtare.
Gjithashtu ai tha se gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë. /InLajmi/